Nëse keni pasur vëmendjen tuaj në rrjetet sociale ose në faqen kryesore të Netflix gjatë ditëve të fundit, ka të ngjarë të keni vënë re faktin se ka një serial i cili po bën bujë.
Ky serial vjen nga qyteti më i bukur në botë. Kryeqyteti i modës, qyteti i dashurisë, Parisi.
“Emily in Paris” më në fund u lansua gjatë fundjavës së kaluar pas shumë pritjesh, dhe çuditërisht hiti me dhjetë episode në Netflix – i cili u konceptua dhe drejtua nga Darren Star, mburret edhe me zgjedhje shumë të bukura të modës.
Pavarësisht nëse jeni në stilin e saj apo jo, personazhi kryesor Emily – i cili luhet nga Lily Collins – sigurisht që ka një estetikë të veçantë.
Disa nga veshjet më të bukura të cilat mund t’i merrni si inspirim i gjeni më poshtë:
/Telegrafi/