Të famshmit sollën stil serioz në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas të dielën, duke u ngjitur në tapetin e kuq të “Billboard Music Awards 2022” me fustane vezulluese dhe kostume mahnitëse.
Artisti The Weeknd ishte ai që kryesoi mes finalistëve me nominime në gjithsej 17 kategori.
Veshja e praruar Schiaparelli e Doja Cat, pamja Dolce & Gabbana e zbukuruar me thumba e Machine Gun Kelly dhe fustanella Fendace e Anittas ishin disa nga veshjet që morën vëmendje.
Më poshtë ua sjellim yjet e veshura më së miri gjatë mbrëmjes: