Site icon Telegrafi

Veshjet serioze të Rihannas nuk përfshijnë fare pantallona

Dje (e mërkurë), super ylli 33-vjeçar iu bashkua të dashurit A$AP Rocky për një takim biznesi në New York, e veshur me një xhaketë të madhe nga marka Junya Watanabe, por anashkaloi pantallonat.

Ikona e modës dhe bukurisë e kombinoi pamjen me taka të markës Luis de Javier, një kapelë bejsbolli R13 dhe një çantë Goyard.

Duke i shtuar më shumë bukuri pamjes, pantallonat e shkurtra të vogla të bardha që ajo vishte nën xhaketën e saj gjigande dukeshin vetëm nga mbrapa.

Ndoshta çifti në modë po gatuan një koleksion të ri; të dy Rihanna dhe Rocky kanë krijuar këpucë veçmas për Amina Muaddi.

Çifti rindezën romancën e tyre gjatë pandemisë së coronavirusit dhe kanë qenë duke e shfaqur hapur dashurinë e tyre së fundmi. /Telegrafi/

Exit mobile version