Rita Ora është një prej këngëtareve që kohët e fundit ka bërë bujë në mediat rozë me paraqitjet e saja në rrugë.
Këngëtarja ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor, por po arrin të përflitet në mediat ndërkombëtare.
Së fundi, veshja e këngëtares shqiptare është cilësuar “e ëmbël” sikurse sheqerkat, transmeton Telegrafi.
E veshur si sportiste, por edhe elegante Rita cilësohet sipas hiti të saj “Hot Right Now” pas analizimit dhe krahasimit të stilit të veshje me sheqerka.
Nick Pritchard ka zgjedhë disa veshje të Ritës të cilat mund t’i shikoni mëposhtë.
Ndryshe, Rita kohë më parë kishte paralajmëruar se është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vazhdim. /Telegrafi/