Telegrafi

Veshjet e reja hapësinore të NASA-s do të dizajnohen nga Prada

Shtëpia italiane e modës Prada dhe start-up nga Teksasi, Axiom Space, do të bashkëpunojnë në dizajnimin e kostumeve të reja për astronautët e NASA-s për misionin lunar Artemis II që është planifikuar të nodhë më 2025.

Inxhinierët e Prada do të bashkëpunojnë me ekipin e Axiom Space që nga fillimi i procesit të dizajnimit, duke gjetur zgjidhje të përbashkëta kur bëhet fjalë për dizajnin dhe materialet nga të cilat do të prodhohen kostumet e astronautëve, transmeton Telegrafi.

Artemis do të jetë misioni i parë i zbritjes së njerëzve në Hënë që nga viti 1972. Në anën tjetër Axiom arriti të nënshkruaj marrëveshje me agjencinë hapësinore amerikane NASA, për zhvillimin e kostumeve të astronautëve që do t’i bartin në Hënë dhe në kuadër të programeve tjera hapësinore.

Misioni Artemis III i NASA do të jetë misioni i parë i aterimit në Hënë pas atij të vitit 1972, kur në sipërfaqen e këtij sateliti shkelën astronautët në kuadër të misionit Apollo 17. /Telegrafi/