Kim Kardashian mahniti me një dizajn me perla nga Schiaparelli gjatë shfaqjes në tepihun e kuq të ‘Met Gala 2023’, ndërsa fansat vunë re ngjashmërinë e dukjes së saj me një moment tjetër nga e kaluara e bukuroshes.
Ylli televiziv u shfaq në kopertinën e Playboy në vitin 2007, me një përzgjedhje të ngjashme të me atë të evenimentit të të hënës mbrëma.
Gjegjësisht, në setin fotografik që asokohe u shfaq në një episod të sezonit të parë të serialit “Keeping Up With the Kardashians”, ajo kishte veshur disa fije të rralla perlash – pa asgjë tjetër nën to.
Kim Kardashian’s Met Gala 2023 look sparks comparisons to Playboy cover https://t.co/xIj0d0ODso pic.twitter.com/epxB7Zh247
— Page Six (@PageSix) May 2, 2023
Edhe pse këtë herë i kombinoi perlat me një fustan korse për mbrëmjen me temë “Karl Lagerfeld: The Beauty Line”, kjo nuk i pengoi fansat të vërenin ngjashmërinë.
kim kardashian’s met gala look reminds me of her playboy photoshoot from 2007 pic.twitter.com/kyivYNxnSL
— Hunter (@highendhomo) May 2, 2023
“Më thoni ju lutem se nuk jam i vetmi që mendova menjëherë për pozat e Kim për Playboy”.
“Kim Kardashian me të vërtetë rikrijoi pozimet e saj për Playboy” – thuhet në seritë e postimeve në rrjetet sociale.
/Telegrafi/
kim kardashian looks SICKENING #metgala pic.twitter.com/HAXg3ztfVi
— 2000s (@PopCulture2000s) May 2, 2023