Telegrafi

Me veshje transparente, Nora vë në pah linjat trupore

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Këngëtarja Nora Istrefi është njëra ndër këngëtaret më atraktive të skenës.

Ajo është shumë e angazhuar me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore, gjersa së fundmi mbajti një koncert për fansat në kryeqytet.

Nora u shfaq shumë tërheqëse me një kostum të zi transparent, i cili i vuri në pah linjat trupore të këngëtares.

Flokët e shthurura dhe një trëndafil rreth qafës i jepnin asaj një pamje edhe më joshëse.

Muajin e kaluar, Nora solli për fansat këngën “As ni gote”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Ajo vazhdon gjithashtu të jetë një nga personat më të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj. /Telegrafi/