Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, po vazhdon tash e sa kohë të rrëmbejë vëmendjen e fansave me paraqitjet e saj qoftë televizive apo edhe ato në rrjetet sociale.
Ajo po drejton një emision të quajtur “Tete a tete” në Kanal10, ku nga java në javë sjell intervista të ndryshme me të ftuar të ndryshëm.
Teksa në çdo paraqitje duket e kuruar deri në detaje, Adelina po arrin mjaft mirë që ta mbajë veten në top formë edhe pas kaq vitesh.
Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një set të ri fotografik, ku është shfaqur mjaft tërheqëse e veshur me një kostum të gjelbër dy pjesësh.
Me flokët e lidhura e të lëshuara anash dhe një varëse në formë kryqi, Ismaili ka marrë një pamje edhe më atraktive me këtë dukje.
Seti i plotë fotografik pritet të publikohet së shpejti, e ndërsa duket se ndonjë projekt i ri muzikor nuk është rrugës, pasi vëmendje e Adelinës është zhvendosur më shumë në telefon. /Telegrafi/