Telegrafi

Me veshje sportive duke treguar format trupore, Fjolla Morina: Një grua e bukur dhe e pavarur është rrezik i përjetshëm

Ajo ka bërë rikthimin në rrjete sociale pas një kohe të gjatë.

Fjala është për këngëtaren e njohur, Fjolla Morina, e cila ditë më parë u lirua nga paraburgimi dhe me këtë rast i është kthyer edhe mediave sociale, gjegjësisht Instagramit.

E njëjta është aktivizuar me postime të ndryshme, teksa nuk mungon edhe me shkrime të llojllojshme.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Së fundmi, zeshkania ka sjell disa poza provokuese në tuta sportive duke theksuar format trupore.

“Një grua e bukur dhe e pavarur është rrezik i përjetshëm”, kanë qenë fjalët krahas postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Reagimet në komente kanë qenë të shumta, disa prej të cilëve e kanë ngacmuar edhe për çështjen e fundit.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Ai këto ditë është komentuar edhe për një ndarje nga partneri i saj, biznesmeni Fisnik Syla.

Sidoqoftë, nuk ka pasur një konfirmim akoma nga ana e dyshes. /Telegrafi/