Ajo ka bërë rikthimin në rrjete sociale pas një kohe të gjatë.
Fjala është për këngëtaren e njohur, Fjolla Morina, e cila ditë më parë u lirua nga paraburgimi dhe me këtë rast i është kthyer edhe mediave sociale, gjegjësisht Instagramit.
E njëjta është aktivizuar me postime të ndryshme, teksa nuk mungon edhe me shkrime të llojllojshme.
Së fundmi, zeshkania ka sjell disa poza provokuese në tuta sportive duke theksuar format trupore.
“Një grua e bukur dhe e pavarur është rrezik i përjetshëm”, kanë qenë fjalët krahas postimit.
Reagimet në komente kanë qenë të shumta, disa prej të cilëve e kanë ngacmuar edhe për çështjen e fundit.
Ai këto ditë është komentuar edhe për një ndarje nga partneri i saj, biznesmeni Fisnik Syla.
Sidoqoftë, nuk ka pasur një konfirmim akoma nga ana e dyshes. /Telegrafi/