Telegrafi

Me veshje sportive dhe natyrale, Ronela mahnit me paraqitjen e fundit

Ronela Hajati Foto: Instagram/ronelahajatiofficial

Ronela Hajati është ndër këngëtaret që në paraqitjet televizive është pa komplekse.

Ajo nuk kursehet fare sa i përket shpalosjes së informatave nga jeta dhe karriera e saj profesionale.

Derisa po flitet se është në përgatitje për projektin e ri muzikor, artistja ka zgjedhur të mahnit fansat ndërkohë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ardhur me një dukje krejtësisht natyrale.

Kësaj radhe ajo zgjodhi një veshje sportive në të bardha, kurse nuk kishte përdorur fare makijazh.

Imazhet e shpërndara nga Hajati normalisht që u komentuan nga fansat e saj, të cilët e përkrahin në secilin hap. /Telegrafi/