Site icon Telegrafi

Me veshje kombëtare dhe plis në kokë, Rita Ora bëri urimin e veçantë për festën e 28 nëntorit

Dje (e diel) u festua dita e 28 nëntorit, me atmosferë dhe ahengje të organizuara në qytete të ndryshme shqiptare.

Figura të rëndësishme publike uruar popullin shqiptarë për 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa nuk munguan as ato nga yjet shqiptare të muzikës botërore.

Në mesin e artisteve me renome ndërkombëtare që ka uruar Festën e Flamurit, ishte edhe Rita Ora, e cila ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, në orët e mbrëmjes.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Këngëtarja shqiptare postoi dy imazhe, një nga fëmijëria ku shihet me plis në kokë dhe jelek me flamurin kombëtar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Ndërsa foto e yt e shkëputur nga videoklipi i këngës “Big”, që e solli në bashkëpunim me David Guetta, Imanbek dhe Gunna, në të cilin ajo paraqitet me veshje kombëtare.

“Urime dita e flamurit, gëzuar dita e Pavarësisë Shqipëri”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Ndryshe, kujtojmë që pak ditë më parë, artistja e famshme festoi ditëlindjen e 31-të. /Telegrafi/

Exit mobile version