Telegrafi

Me veshje ekstravagante e veturë luksoze në klipin e ri, Mozzik-Loredanës: Ah moj grua

Foto: Mozzik/Loredana/Instagram

Rap-artistja Loredana Zefi ka pak kohë që ka publikuar këngën e saj më të fundit, “Labyrinth”.

Kënga u prit mirë nga fansat e saj dhe në vetëm pak ditë ka arritur të marrë miliona klikime në kanalin YouTube.

Por duket se ky nuk do të jetë projekti i saj i vetëm muzikor, pasi reperja nga Ferizaji ka gati edhe një këngë tjetër.

Ajo ka publikuar së fundmi ‘trailerin’ e klipit të saj më të ri, që do të vijë së shpejti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga do të jetë ritmike dhe RnB, dhe do të jetë në gjuhën gjermane. Në klip, rap-artistja do të vijë mjaft ekstravagante ndërsa do të performojë në një veturë luksoze.

‘Trailerin’ e klipit të ri, e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe partneri i saj, reperi Mozzik, i cili e ka ngacmuar me mbishkrimin që i ka bërë videos.

“A jeni gati? Ah moj grua moj grua”, ka shkruar reperi nëInstagram. /Telegrafi/