Site icon Telegrafi

Veshja i zbulon më shumë se ç’duhet Rita Orës gjatë koncertit

Rita Ora (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja Rita Ora ka mbajtur një koncert madhështor në “The O2 Arena” të Londrës.

Vet artistja me prejardhje nga Kosova e rritur në Londër, tha se është e lumtur që pas turneut të gjatë “Phoenix”, i erdhi koha të performojë në qytetin e saj.

Rita Ora (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Ajo është dukur tejet atraktive e veshur me një fustan të bardhë me prerje, i cili vinte në pah figurën e saj trupore.

Duke qenë tejet energjike gjatë performancës, këngëtarja në një moment gjatë vallëzimit ka zbuluar më shumë se ç’duhet.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Në disa imazhe të ndara me ndjekësit në InstaStory, Rita ka treguar atmosferën e mbizotëruar në koncert, gjersa edhe momentin kur fustani i hapur tregon të brendshmet e saj.

Rita përndryshe po vazhdon të turneun e saj “Pheonix” në Britaninë e Madhe, pas suksesit në Australi, Azi dhe shtetet tjera të Evropës. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version