Oriola Marashi ka arritur që të tërheqë sërish interesimin e fansave të saj të shumtë me fotografitë e reja të publikuara në rrjetet sociale.
Me një veshje interesante në formë të brendshmeve, modelja ka treguar edhe një herë fizikun e saj mbresëlënës.
“Duaje veten në radhë të parë dhe gjithmonë ndiqe zemrën tënde”, është përshkrimi i fotografive të publikuara në Instagram.
Oriola numëron mbi 317 mijë ndjekës në këtë rrjet social, në të cilin i shpërndan fotografitë që tregojnë hiret e saj.
Modelja arrin gjithmonë që të jetë në qendër të vëmendjes me pozat tërheqëse që vënë në pah figurën e saj mahnitëse. /Telegrafi/