Mozzik viteve të fundit ka qenë mjaft aktiv dhe i angazhuar në muzikë. Të ardhurat e mira nga muzika, duket se i kanë mundësuar reperit që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.
Shpeshherë në videoklipe e kemi parë me veshje origjinale e të shtrenjta, të veshur me brendet Gucci e Louis Vuitton.
Përveç klipeve, e kemi parë edhe në jetën e përditshme, madje edhe te vajza e tij, Hana, e cila edhe pse e vogël, vishet me rroba të brendeve të njohura.
Kështu faqja “What They Wearin” ka zbuluar çmimet e veshjeve të fundit të reperit ferizajas. Ora e tij Rolex kushton rreth 32.000 euro, syzet nga Louis Vuitton, 495 euro ndërsa kapelja nga Burberry, 270 euro. Xhaketa e tij e brendit Burberry kushton 1.550 euro, ndërsa çizmet e tij të markës Louis Vuitton, 1.490 euro.
Theksojmë se së fundmi, bashkëshortja e reperit, Loredana Zefi, ishte akuzuar nga një çift zviceran për vënie në lajthitje, kërcënim dhe zhvatje të parave deri në 900 mijë franga zvicerane. /Telegrafi/