Telegrafi

Veshja e Getinjos kalon shifrën prej një mijë euro

Getinjo Foto: Instagram/getinjo

Rep-artisti i njohur, Getinjo, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare.

Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga jeta dhe karriera profesionale.

Por së fundmi, në një paraqitje televizive, reperi është shfaqur me plot stil ndërsa edhe çmimi i veshjes ka qenë goxha i lartë.

Shqipe.Closet në një postim në Instagram ka grumbulluar shumën që ai ka shpenzuar, teksa rezulton deri në 1.600 euro.

Çmimin më të lartë e bart çanta e markës ‘Prada’, të cilën ai e kishte të vendosur në pjesën e belit.

Postimi padyshim që mori komente pozitive nga admiruesit e reperit, ndërsa përshkruanin se sa atraktiv dukej.

Theksojmë se “El Chapo” është kënga e tij e fundit, që erdhi në bashkëpunim me Mozzik. /Telegrafi/