Kim Kardashian është vërshuar sërish me një numër të madh kritikash.
Këtë herë nuk ishte fotografia e cila hidhte dyshimet për përdorim droge, por një fakt që kishte të bënte me vajzën e saj të vogël, shkruan Telegrafi.
Ajo kishte veshur vajzën e saj të vogël 4-vjeçare, North me një fustan portokalli, por me një lloj korseje për fëmijë, që ngjasonin me ato që Kim vesh në paraqitjet e saj.
Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga fansat, të cilët kanë kritikuar super yllin se si mund t’i vihset një fëmije, një veshje e tillë.
Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i saj përmes një statusi, duke justifikuar veshjen e vajzës së saj të vogël.
“S’do t’i vishja kurrë një korse vajzës sime. Është thjesht një fustan pambuku i cili ngjan me korsenë. Thjesht dekor njerëz. Dhe nuk e kam dizenjuar vetë, e kam blerë.”, ka sqaruar Kim.
Ky status ka befasuar fansat, pasi Kim njihet si person që nuk u kundërpërgjigjet asnjëherë atyre që shkruajnë, por të vetmet raste janë akuzat e rënda, si ai për përdorim droge, dhe tani ky i fundit. /Telegrafi/