Jemi mësuar që gjithmonë t’i dëgjojmë duke na shpalosur vlerat e tyre, pikat e forta dhe virtytet. Gjithmonë me një pjesëmarrje të kuruar dhe të paraqitshëm nëpër panelet ku janë ftuar.
Por, personazhet e showbizit shqiptar, jashtë ekranit, janë që të gjithë njerëz normal si ne. Edhe ata janë si ne, me të mirat e të këqijat e tyre. E vërtetë që janë artistë e politikanë të njohur të skenës dhe ekranit, po a do t’ju pëlqente të dinit diçka më tepër për ta? T’i njihnit ndryshe, jashtë petkut te profesionit të tyre?
Ne kemi zgjedhur t’ju sjellim sot veset e personazheve shqiptarë. Po, edhe ata kanë vese. Disa i pranojnë hapur, ndërsa disa prej tyre kanë mundur t’i kapërcejnë ato e t’i lënë pas. Cilët janë disa prej vipave që i kanë rrëfyer veset e tyre?
Amarda Toska
Ajo ka një ves të keq, të cilin nuk ia durojnë dot as familjarët e vet. Ami ka zakon që të tërheqë flokët shumë shpesh, ndoshta nga stresi, edhe pse familjarët ia kanë vënë në dukje se nuk u pëlqen ky veprim i përsëritur i saj. Madje edhe bashkëshorti i saj Ermali i ka thënë moderatores se kur flet në telefon, me dorën tjetër tërheq flokët. Ish-balerina ka edhe një ves tjetër, ajo e humbet shpejt durimin.
Era Istrefi
Edhe këngëtarja e suksesshme kosovare Era istrefi e cila po shijon suksesin e ‘Redrum’ duket se na paska një ves të keq. Në shumë foto të sajat vihet re gjuha jashtë. Bën vetë Era, apo e ‘harron’ padashje? Ky detaj nuk u ka shpëtuar pa vënë re as fansave të këngëtares të cilëve u është dukur ky gjest i saj si tepër provokues.
Rita Ora
Këngëtarja e cila kryeson prej javësh në Britaninë e Madhe me hitin e fundit ‘Your Song’, Rita Ora është shprehur se nuk ngjitet në skenë pa pirë alkool. Përpara performancave ajo preferon të ketë me vete një shishe Jack, çaj dhe limonatë me xhenxhefil. ‘Dua të fokusohem vetëm tek whiskey dhe çaji im’- ka thënë këngëtarja përpara se të dalë në skenë.
Beatrix Ramosaj
Edhe Trixa ka pasur një ves të cilin nuk e ka më. Ajo ka hequr dorë prej kohësh nga vesi i dëmshëm i duhanpirjes. Këngëtarja ndihet krenare që ka mundur ta lërë mënjanë këtë ves. Tani ajo shprehet se ndihet më mirë në frymëmarrje e në të shijuarin e ushqimeve.