Site icon Telegrafi

Veselinoviq nga Lista Serbe: Alergjia nga zarfet në KQZ, shfaqje e orkestruar për t’i vjedhur votat

Anëtari i Listës Serbe në KQZ, Stevan Veselinoviq, është deklaruar lidhur me helmimin dhe alergjitë e anëtarëve të komisionit që merren me verifikimin dhe numërimin e votave të ardhura nga Serbia.

Ai ka thënë se ky helmim është, “shfaqje e orkestruar me qëllim që të vjedhin votat e kësaj liste dhe t’u shpërndahen të tjerëve, të cilët nuk fituan numër të konsiderueshëm votash të komunitetit serb”.

Lexo po ashtu Nëntë nga 26 zyrtarët e KQZ-së dërgohen në Klinikën Infektive, dyshohet se janë helmuar

“Unë isha në dhomë, gjithashtu mbaja zarfet në duar dhe ato nuk mbajnë erë dhe nuk shkaktojnë alergji, pra nuk ka asnjë reagim”, tha Veselinoviq për Kosovo Onlinë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Vëzhguesi i organizatës Germin: Pasi janë hapur zarfet kanë filluar reaksione të skuqjes, në duar, sy dhe kruarje

Vesilinoviq i cili tha ishte i pranishëm gjatë numërimit të këtyre votave, tregoi se në një moment, “sikur të kurdisur”, ku punëtorët në sekretariatin në fjalë që numëronin zarfet u ankuan në kundërmimin e tyre, duke thënë se po shkaktojnë alergji dhe kruajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version