Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për familjen e të riut 26 vjeçar nga Gjilani që vdiq sot në karantinën e Qendrës së Studentëve.
Veseli ka thënë se i ndjeri ishte nën kujdesin e institucioneve të shtetit, andaj, thotë se është e domosdoshme që organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet.
“Ndarja nga jeta në karantinën e Qendrës Studentore, e djaloshit 26 vjeçar nga Gjilani, është shumë e dhimbshme. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve.
Humbja tragjike e jetës së këtij të riu është një akt i rëndë dhe që mbart përgjegjësi shtetërore, duke qenë se i ndjeri ishte nën kujdesin e institucioneve të shtetit. Andaj, është e domosdoshme që organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet”, ka shkruar Veseli.
Flet babai i 26-vjeçarit nga Gjilani qe vdiq në Qendrën e Studentëve