Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Avdullah Hoti, i cili një ditë më parë ka rezultuar pozitiv në COVID-19, ndërkaq ka lutur qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Veseli në një postim në rrjetin social Facebook thërret për kujdes të shtuar.
“Shërim të shpejtë për Kryeministrin Avdullah Hoti. Uroj që ai dhe qindra qytetarë të Kosovës ta kalojnë sa më lehtë përballjen me COVID-19. Po ashtu, i lus të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes për veten dhe të tjerët, t’i bartin maskat dhe ta mbajnë distancën e higjienën”. /Telegrafi/