Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar kancelaren gjermane, Angela Merkel per fitoren ne zgjedhjet e sotshme.
Ai këtë urim e ka bërë përmes një postimi në gjuhën angleze, në llogarinë e tij në Twitter.
“Urime popullit gjerman për rizgjedhjen e Angela Merkel për kancelare të vendit”, ka shkruar Veseli.
Veseli gjate një vizite në Gjermani kishte pasur një takim me kancelaren Merkel. Ky është mandati i saj i katërt. /Telegrafi/