Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, u ka uruar të gjitha grave ditën e tyre, 8 marsin përmes një video të cilën e ka publikuar në faqen e tij në Facebook.
Nëpërmjet një bashkëbisedimi me gra të profesioneve të ndryshme, mjeke, mësuese, artiste, police, sipërmarrëse, kryeparlamentari Veseli ka thënë se gratë në Kosovë po kanë sukses jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë.
“Kjo na bënë krenarë. Një shoqëri dhe një shtet mund të ketë sukses, të ecë përpara vetëm në momentin kur gratë marrin rol dhe përgjegjësi. Me mësimdhënëset dhe mjeket e përkushtuara, me policet dhe ushtaret e zonja, me sipërmarrëset e palodhshme, me artistet e sportistet e jashtëzakonshme. Kosova është krenare me rrëfimet e suksesshme të grave të saj. Urime 8 marsin!”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/