Site icon Telegrafi

Veseli udhëton për në Uashington, koordinohet për Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të mërkurën do të udhëtojë për në Uashington.

Veseli do të zhvillojë takime me zyrtarë amerikan, me të cilët do të bisedojë për çështje të ndryshme si dhe për seancën e jashtëzakonshme të 14 dhjetorit, ku pritet të votohen Projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri.

Veseli po ashtu do të ketë takime të ndryshme në Kongres, Shtëpi të Bardhë, Pentagon për tu koordinuar për zhvillimet në vend dhe rajon, për ushtrinë e Kosovës, etj.

Kryetari i Kuvendit po ashtu do të merr zotime nga institucionet amerikane për ndihma ushtarake, për pajisje të ndryshme për ushtrinë e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version