Site icon Telegrafi

Veseli udhëton drejt Turqisë për ta kompletuar transferimin

Frederik Veseli do të largohet pas disa viteve nga futbolli italian.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë karrierën do ta vazhdoj në futbollin turk.

Sky Sports ka raportuar se shqiptari ka arritur marrëveshje me klubin e Denizlispor ku do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare.

Thuhet se mbrojtësi shqiptar ka udhëtuar drejt Turqisë për ta mbyllur transferimin te klubi turk.

26-vjeçari ditë më parë kishte ndërprerë kontaktet me Denizlisporin, por tani është bindur nga oferta e tyre.

Denizlispor është rikthyer këtë edicion në elitën e futbollit turk.

Klubi zi gjelbër e ka nisur për mrekulli edicionin e ri pasi në ndeshjen hapëse ka mposhtur kampionin në fuqi Galatasaray 2-0. /Telegrafi/

Exit mobile version