Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me kryetarin e Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demirin.
Veseli ka thënë se Demirin e ka uruar për gatishmërinë e Izraelit që ta njohë shtetin e Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Si kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Demiri ka një jetë të tërë përkushtimi e angazhimi për t’i afruar popujt dhe shtetet tona. Ai ishte ura lidhëse për shumë dekada e vizitave të delegacioneve dhe shkëmbimeve mes Kosovës e Izraelit. Sot, ndihet i përmbushur me këtë arritje. Na mbetet t’i avancojmë këto marrëdhënie në të ardhmen”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Ndryshe, Izraeli ka njohur pavarësinë e Kosovës para tri ditësh, kjo ka ndodhur pak pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë./Telegrafi/