Kryetari i Kuvendit ka takuar përfaqësues të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, me të cilët siç njofton Veseli kanë diskutuar agjendën evropiane të Kosovës.
Megjithëse thotë se Bashkimi Evropian mbetet prioriteti ynë nacional, kryetari i Kuvendit ka theksuar se BE është treguar e padrejtë me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.
“I kemi plotësuar të gjitha kriteret, prandaj qytetarëve tanë duhet t’u mundësohet sa më parë lëvizja e lirë në Zonën Schengen.
Sa i përket Dialogut, kemi përkushtimin për një marrëveshje finale me Serbinë, që rezulton me njohje reciproke dhe hapje të perspektives së integrimeve euro-atlantike”, shkruan Veseli në Facebook.