Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim kryesinë e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës.
Veseli pas takimit me pensionistët ka thënë se janë diskutuar mundësitë për t’i përkrahur ata.
“Pata kënaqësinë të pres në takim, kryesinë e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të cilët shprehën mirënjohjen për angazhimin e institucioneve të Kosovës për rritjen e pensioneve. Ndjehem mirë që përkujdesja e shtetit për të gjitha kategoritë po rritet. Bashkë me pensionistët, diskutuam edhe për mundësitë e tjera të përkrahjes për ta, sidomos në krijimin e lehtësira në institucionet shëndetësore, duke përfshirë trajtimin për ta dhe barnat”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.
Të martën, Qeveria e Kosovës kishte marr vendim për rritjen e pensioneve për disa kategori. Tri grupe të pensionistëve do të përfitojnë rritje të pensioneve prej 15 deri në 20 për qind. /Telegrafi/