Site icon Telegrafi

Veseli: Sportistët vazhdojnë të jenë ambasadorë të shkëlqyeshëm

Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli, i është gëzuar fitores së Trepçës në kuadër të Ligës Ballkanike dhe njëherësh e ka uruar Prishtinën dhe Pejën për paraqitje të dinjitetshme në FIBA Europe Cup.

“Në atmosferën e nxehtë të krijuar nga tifozët Torcida në Mitrovicë, basketbollistët e Trepçës dhuruan një spektakël me fitoren e dytë të tyre në Ligën Ballkanike, duke i shkaktuar liderit të grupit, klubit Sutjeska nga Mali i Zi, humbjen e parë pas tri fitoreve rresht”.

“Edhe Prishtina e Plisat dhe Peja e Shqiponjat kishin paraqitje dinjitoze”.

Lexo po ashtu Trepça fiton në Ligën Ballkanike

“Sportistët po vazhdojnë të jenë ambasadorë të shkëlqyeshëm të shtetit tonë!”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version