Site icon Telegrafi

Veseli shpreh mirënjohjen për fondet e BE-së dhe kërkon asistencë teknike kundër pandemisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mirëpritur ndarjen e mjeteve financiare nga Bashkimi Evropian për 10 vendet fqinje ku përfshihet edhe Kosova.

Në postimin e tij në Twitter, Veseli shprehet mirënjohës për ndihmën e dhënë në kohën e duhur duke thënë se kjo është një periudhe sfiduese për Kosovën por BE-ja është duke e lehtësuar me ndihmën e saj.

Lexo po ashtu Kosova përfiton 100 milionë euro kredi nga KE-ja në luftën kundër pandemisë COVID-19

Po ashtu ai theksoi se Kosova i duhet edhe asistencë teknike dhe ekspertizë nga BE. Sipas tij, kjo lloj ndihme është e nevojshme për të luftuar siç duhet pandeminë, për të shkurtuar kohën e pandemisë dhe për ta rihapur ekonominë kosovare.

Komisionari për Zgjerimin në Bruksel, Oliver Varhelyi ka njoftuar sot për një paketë prej 3 miliardë euro ku 100 milionë janë para parë për Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version