Telegrafi

Veseli: Policia, një nga institucionet më të besueshme të sigurisë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Policinë e Kosovës për përvjetorin e 17-të të themelimit.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se kohëve të fundit Policia është sfiduar si kurrë më parë, prapë se prapë ka arritur të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, pa dallim

Postimi i plotë:

“Uroj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në përvjetorin e 17-të të krijimit – një nga institucionet më të besueshme të sigurisë në Kosovë, shembull edhe për vendet e rajonit. Edhe pse kohëve të fundit Policia është sfiduar si kurrë më parë, prapë se prapë ka arritur të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, pa dallim. Në këtë ditë të shënuar, jemi pranë familjeve të policëve të rënë në detyrë. Ata ranë në shërbim të atdheut, në shërbim të së ardhmes sonë euro-atlantike” (sic.)