Site icon Telegrafi

Veseli përshëndet lirimin e hotelit të uzurpuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook ka përshëndetur lirimin e pronës së uzurpuar të Hotel Victory, lokal të cilit AKP sot ia ka vënë drynin.

Veseli ka shkruar se prona është e shenjtë dhe se ligji vepron njësojë për të gjithë qytetarët.

“E përshëndes veprimin e organeve të rendit dhe ligjit për lirimin e pronave të uzurpuara. Më vjen mirë që kërkesa ime publike për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë të uzurpatorëve të pronave është duke u bërë realitet. Në Kosovë prona është e shenjtë, ligji vepron njësoj për të gjithë dhe qytetarët meritojnë të jetojnë në prosperitet dhe dinjitet. K.V”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Policia e Kosovës së bashku me AKP’në kanë liruar pronën e uzurpuar nga biznismeni Bedri Selmani.

Exit mobile version