Tea, banorja e shtëpisë më të madhe shqitare “Big Brother Albana 8”, pasi sqaron me Veselin marrëdhënien e saj, e pyet për gjëra të ndryshme. Sigurisht kryefjala e pyetjeve është dashuria.
Pyetja e radhës që ajo i bën është se nga çfarë ka frikë më shumë. Ai i rrëfen se ka frikë nga vdekja dhe se e mendon shumë shpesh këtë gjë.
Veseli nis t’i rrëfejë “Unë kam qen 11-vjeç kur babi im është ndarë nga jeta. Ka qenë shumë e vështirë të përballoja këtë gjë, nuk e di se si ia dola. Ai iku në momentin kur unë fillova të kuptoja marrëdhënien prind-fëmijë, kur fillova ta shijoj marrëdhënien me të. Ka pasur vdekje natyrale. Kaloi dy sulme, i pari e la të paralizuar, ndërsa të dytin nuk e përballoi. Ka 12-vjet që nuk e kam”.
Tea mundohet ta ngushëllojë duke i kujtuar se ai nuk është vetëm, por ka të ëmën dhe motra e vëllezër. Veseli vazhdon më tej t’i thotë se vendin e të atit e zuri vëllai i madh. Ai i tregon se nga natyra që ka, nuk duket tip që preket, por në të vërtetë është krejt e kundërta. “Mundohem të mos e jap veten dhe kush nuk ma din jetën, nuk më njeh për njëri të prekshëm lehtë” i thotë ai.
Veseli preket dhe Tea pas atij. Ajo e përqafon. Ata qëndrojnë gjatë në krahët e njeri-tjetrit. Ai i pëshpërin në vesh, ajo e përqafon dhe më shumë. Sapo ai qetësohet pak ,ajo ndryshon temë dhe fillojnë të flasin për gjëra të ndryshe dhe preferencat e tyre.