Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i është përgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka theksuar se qëllimi përfundimtar i partive në pushtet është copëtimi i Kosovës.
Veseli ka thënë se nuk i ka mbetur Avdullah Hotit që ta ruaj Kosovën.
“Mos të përdorë fjalor të tillë, s’ka mbet Kosova me rujt Avdullah Hoti e me copëtua na. Kosova është e të gjithëve, sot do të duhej që Avdullah Hoti e LDK të ishin në sallë të Kuvendit dhe të merrnim vendim të gjithë së bashku”, u shpreh Veseli në konferencën për media.
Ai ka thënë se kjo është një lojë për fitimin e pushtetit, dhe se Kosova nuk ka me ja pa hajrin asnjëherë kësaj loje. /Telegrafi/