Telegrafi

Veseli për taksën: Serbia ta ndalë lojën e agresivitetin, në të kundërtën do ta dëgjojë çdo ditë shtetin e Kosovës (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se taksa e vendosur për produktet nga Serbia dhe Bosnja, ka qenë vendim i një shteti të pavarur dhe sovran siç është Kosova.

Gjatë intervistës në Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu, Veseli ka treguar edhe se çfarë i kishte thënë kryeministrit Ramush Haradinaj rreth vendimit për rritjen e taksës 100%.

Lexo po ashtu Veseli: Sjellja e LDK-së dhe VV-së karshi dialogut, e dhimbshe dhe me mentalitet qyqar (Video)

“Kur ka lind ideja e taksës, fjalën e parë që ia kam thanë kryeministrit ka qenë a muj e mbajmë a ke plan, më ka siguruar që ka plan dhe e mbanë, e kam përkrahë jo për 30% por për 100%, dhe ky është shtet i pavarur dhe sovran. Serbia duhet ta respektojë Kosovën, ashtu siç ne e respektojmë Serbinë. Serbia po shpreh urrejtje ndaj neve e jo respekt, e në këtë rast ne asgjë s’kemi bërë më shumë përpos një vendimi shtetëror, i cili nuk është i përjetshëm por as i përkohshëm si mendon dikush si punën e Nastradinit me lëviz, duhet të ketë reflektim nga ana e Serbisë”, ka thënë Veseli.

Ai ka theksuar se e kanë qenë të vetëdijshëm që do të ketë reagime dhe involvime pas këtij vendimi.

“Jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk bëjmë asgjë për inat. Serbia duhet ta ndalë lojën e agresivitetin ndaj nesh, përndryshe do ta dëgjoj çdo ditë shtetin e Kosovës”, tha Veseli.

Lexo po ashtu Veseli: Sjellja e LDK-së dhe VV-së karshi dialogut, e dhimbshe dhe me mentalitet qyqar (Video)

Veseli theksoi se ajo çfarë duan me Serbinë është paqe dhe normalizim të marrëdhënieve. /Telegrafi/