Telegrafi

Veseli për Demarkacionin: “Vetëm një reflektim i një pjese të VV-së dhe kishim shku në seancë”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se presin që sa më shpejt ta përfundojnë seancën në të cilën do të jetë Demarkacioni me Malin e Zi.

Ai pret reflektim nga opozita. Thotë se ka shenja të mira dhe beson se do të arrihet shpejt konsensusi.

“Është në të mirën e shtetit dhe besoj shpejt do të kemi vendimmarrje. Seanca po vonohet se po duhet konsensusi – na duhen edhe disa vota. Vetëm edhe një reflektim më qytetar i një pjese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kishim shku në seancë”, është shprehur Veseli.

Ai ka bërë thirrje që të votohet sa më shpejt Demarkacioni sepse sipas tij është ajo që po e presin qytetarët. /Telegrafi/