Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas votimit pro liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian ka thënë se Kosova tani është një hap më afër drejt lëvizjes së lirë.
Veseli në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se qytetarët e meritojnë liberalizimin e vizave.
“Pas votimit pro nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave, jemi edhe një hap më afër drejt lëvizjes së lirë. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë lobimin që ky proces të përmbyllet brenda këtij viti. Qytetarët tanë e meritojnë këtë”, shkruan Veseli. /Telegrafi/