Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Veseli përmes një reagimi ka thënë se organet e drejtësisë duhet që sa më shpejt të zbardhin këtë rast.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dënon vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, si dhe ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Kryeparlamentari Veseli beson se organet e drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore që ky rast i rëndë të zbardhet sa më shpejtë dhe që autorët e krimit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e dërguar nga Zyra e kryeparlamentarit. /Telegrafi/