Site icon Telegrafi

Veseli: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë sot se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, dhe se kjo nuk do të jetë asnjëherë as temë në tavolinën e bisedimeve në dialogun që po zhvillohet me Serbinë në Bruksel.

“Ne do të shkojmë në bisedime. Debati që është ngjallur është më tepër një garë elektorale dhe nuk është duke i kontribuar rrugës tonë drejt integrimit. Është duke krijuar një frikë të paqenë.

Dialogu do të thotë siguri për qytetarët tanë, gjeneratat e ardhshme. Dhe në të njëjtën kohë ne nuk kemi pasur kurrë partner më të mirë sesa BE dhe Kosovën tonë askush nuk do ta cenoj”, iu ka përgjigjur Veseli pyetjeve të gazetarëve gjatë një vizite të tij në Odën Amerikane Ekonomike sot. /KP/

Exit mobile version