Site icon Telegrafi

Veseli: Nuk i njoh personat e videos, jap dorëheqje nëse del që jam i përfshirë në këtë rast (Video)

Gjatë kësaj jave janë publikuar dy video në të cilat protagonistët flasin për marrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me fajde.

Në mesin e shumë emrave të përfolur, fajdexhinjtë përmendin edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Në lidhje me këtë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media ka thënë se ky është një rast klasik i mashtrimit dhe manipulimit.

Veseli deklaroi se nëse del ndonjë indikacion se ai është i përfshirë në këtë rast do të jap dorëheqje.

Lexo po ashtu Veseli: PDK nuk është e përfshirë në këtë krim të organizuar

“Është një rast klasik i mashtrimit dhe manipulimit…Dua të ju siguroj që unë nuk kam të bëj asgjë më këtë rast dhe me këta persona. Ky është një rast i mashtrimit dhe jam i  bindur që organet e hetuesit dhe prokurorisë janë në dijeni me kohë. Ky është morali im, ky është besimi im jetësor, kjo është politika ime. Emri im është përdorur në këtë akt kriminal të mashtrimit. Kur të dal e vërteta dikush të jap llogari. Nëse veç një indikacion del që kam qenë i përfshirë unë jap dorëheqje”, ka thënë Veseli.

Ai ka kërkuar që të sqarohet se si është e mundur që ky rast ka qenë i ditur  qysh në vitin 2013 nga organet e policisë dhe prokurorisë dhe asgjë nuk kanë ndërmarr.

“Si është e mundur që për këtë rast të krimit të organizuar paska pas fakte në vitin 2013 dhe të ndërmerren veprime me 6 vjet vonesë? Kush është ai, ose ata persona që e kanë mbuluar këtë krim të organizuar për më shumë se 6 vjet? Kujt dhe për çfarë llogarie i është dashur kjo…Pse këto video incizime kanë qenë në sirtar të policisë dhe prokurorisë për kaq shumë vjet”, potencoi ai.

Ai po ashtu tha se nuk ka të bëj me këtë rast, dhe se personat e shfaqur në video nuk i njeh.

“Njerëzit që përfshihen  në video nuk i njoh dhe skam asnjë lidhje me ta. Këtu kemi të bëjmë me dy krime, krimin e bërë dhe të fshehur. Kësaj pune do t’i shkohet deri në fund”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ndryshe gjatë kësaj jave janë publikuar dy video në të cilat protagonistët flasin për marrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me fajde.

Në mesin e shumë emrave të përfolur, fajdexhinjtë përmendin edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Madje në një video të publikuar së fundi Veseli përmendet se mori 200 mijë euro./Telegrafi/

Exit mobile version