Marrëdhënia Tea-Veseli ka qenë më e përfolura këto javë jo vetëm në spektaklet e së shtunës por edhe nga vetë banorët e “Big Brother Albania 8”.
Veseli është shumë i qartë në veten e tij se çfarë do dhe si e sheh Tean. Ai afrohet kur ajo e fton dhe largohet kur do që ta respektojë vendimin e saj. Pas daljes së Fisnikut ata kanë kaluar orë të tëra sqarimesh por Veseli dyshon se ajo çfarë Tea shpreh është pikërisht ajo që do.
Në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë vetëm ata të dy. Veseli i kërkon që të shkojnë në dhomën e gjumit dhe të rehaton me veshjet e shtëpisë. Tea përton që të zhvishet, ai i ofron ndihmë. Tea e buzëqeshur i kërkon që të mos e ngacmojë më. Veseli nuk ndalet dhe pasi e puth në shpinë, nuhat aromën e saj i kërkon të kërcejnë një vals.
Tea mundohet gjatë gjithë kohës që ai i afrohet ta largojë por me gjysmë dëshirë. Ajo pranon që të kërcejë. Veseli provokon dhe njëherë Tean duke e puthur dhe nuhatur por ajo vazhdon mes të qeshurash ti kërkojë të qetësohet. Nuk kalojnë shumë minuta dhe ata diskutojnë dhe një herë raportin e tyre. Tea i kërkon që të qetësohet.
“Unë të kuptoj kur po do dhe kur jo. Ndoshta kujdesi i tepërt që po i bën vetes po të bën të mendosh se unë jam i pakujdesshëm ndaj teje” i shpreh Veseli dhe i kërkon një përgjigje. Tea mes të qeshurash i thotë: “Vesel të lutem nuk dua të shoh që vazhdon telenovela këtë të Shtunë “. Veseli impenjohet të kuptojë nëse e shqetëson vetëm telenovela apo dhe ai.
“Unë mendoj që ne të dy jemi qartësuar dhe ky vazhdimi që po bëj është për të të njohur siç kam bërë me banorët e tjerët dhe jo me ty për shkaka të asaj që ka ndodhur të Shtunave dhe jam e qetësuar se si po venë gjërat” përfundon Tea. Sigurisht nuk është ajo çka priste të dëgjonte Veseli por ai i thotë: “unë fitova… fakti që ti je e qetë unë fitova”. Tea e sheh të mërzitur përtej fjalëve të tij dhe duket se kjo gjë e shqetëson. Ajo nuk ndalet deri sa të dëgjojë prej tij që është i qetë, fjalë kjo që nuk vjen prej tij.
Pavarësisht të gjithave “telenovela Tea-Veseli” do të ketë dhe seri të tjera. Tea tërhiqet nga Xhensila dhe biseda tyre mbyllet këtu. Veseli diskuton me Eleonorën dhe i shpreh arsyen e këmbënguljes ndaj Teas : “unë dua të kuptoj se çfarë ka dashur të thotë Tea kur më tha këtu jo por jashtë. Ajo nuk është e qartë as me veten” përfundon Veseli.