Site icon Telegrafi

Veseli nuk heq dorë nga Tea

Një ndër banorët më të ri të shtëpisë më të madhe televizive shqiptare “Big Brother Albania 8”, Veseli i kërkon Teas që të bisedojnë. Ata largohen nga pjesa tjetër e banorëve dhe futen brenda në shtëpi.

Ai i kërkon Teas që të vishet trash dhe të dalin të pinë cigare jashtë e të bisedojnë të qetë. Ajo nuk pranon dhe i kërkon që të flasin në dhomë. Si gjithmonë ata nisin të flasin për dashurinë. Ai e pyet Tean për eksperiencat dhe lidhjet që ka pasur.

Tea i tregon Veselit raportet që ka pasur dhe arsyet e ndarjes. Ajo i kërkon që ai ti flas për eksperiencat e tij.

Veseli i rrëfen se “nuk ka pasur asnjë histori të rëndësishme në jetën e tij dhe se në këtë moshë do që të mos krijojnë marrëdhënie të rëndësishme por të shijojë jetën siç ajo i vjen”. Tea i bashkohet mendimit të tij. “Jam dakord me ty. Më mirë shijo jetën tani dhe kur të hedhësh një hap më të rëndësishëm të jesh i qartë me gjërat që do”.

Veseli e pyet nëse ajo do të krijonte marrëdhënien brenda shtëpisë dhe Tea i përgjigjet shkurtë dhe qartë që nuk ka ardhur në shtëpi për të gjetur të dashur. Ai këmbëngul nëse ndodh të pëlqejë dikë çdo të bënte. Tea e pyet se çfarë do të bënte ai në këtë rast. Veseli e pyet nëse ajo ka një lidhej me Fisnikun. Tea i thotë jo dhe bezdiset që ai dhe të tjerët e mendojnë këtë gjë.

Diedoni kalon aty dhe u thotë “kështu ju pafsha gjithmonë ishalla”.Veseli qesh ndërsa Tea bezdiset. Ata bisedojnë gjatë derisa Veseli i thotë se nëse ai do arrinte ta bënte për vetë çdo bënte ajo. “Nëse ti arrin të më bësh për vete bravo të qoftë” i thotë ajo duke i nënkuptuar se do të shijonte atë raport.

Exit mobile version