Site icon Telegrafi

Veseli nuk e përjashton mundësinë që nesër të mbahet seanca për dialog

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nesër mund të mbahet seanca plenare për votimin e rezolutës ëpr dialogun me Serbinë.

Këtë deklaratë Veseli e bëri në një intervistë për televizionin publik.

Lexo po ashtu Kuvendi nesër mban seancë për dialogun me Serbinë

“Ka mundësi që sonte të mbajmë mbledhje të kryesisë menjëherë pas kësaj interviste që ditën e nesërme të kemi edhe seancën plenare për dialog. Ne duam të tregojmë që ne jemi për dialog, e jo për veprime kërcënuese. Duam të shkojmë përmes dialogut i cili është i mirëqenë dhe ti tejkalojmë vështirësitë që kemi. Kosova është shtet sovran”, ka thënë Veseli.

Telegrafi më herët ka raportuar se Kuvendi i Kosovës nesër me fillim nga ora 10:00, do të mbajë seancë plenare lidhur me rezolutën e dialogut me Serbinë. /Telegrafi/

Exit mobile version