Telegrafi

Veseli: Nesër miratohet Projektligji për Pagat, mundëson rritjen e pagave për mbi 70 mijë punonjës të sektorit publik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se të shtunën do të miratohet Projektligji për Pagat, i cili do të mundësojë rritje page punonjësve të sektorit publik.

“Nesër në Kuvend do ta miratojmë Projektligjin për Pagat që do të mundësoj rritjen e pagave për më shumë se 70 mijë punonjës të sektorit publik”, ka bërë të ditur ai.
Veseli i ka siguruar punëtorët e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, se nuk do të preket statusi i tyre, shkruan Telegrafi.
“I ftojë të gjithë punëtorët e sektorit publik që t’i kthehen kontributit që bashkërisht ta ndërtojmë një Kosovë shtet të fuqishëm ekonomikisht dhe të mirëqenë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas arritjes së marrëveshjes për përfundimin e grevës në arsim. /Telegrafi/