Site icon Telegrafi

Veseli në konsulta me Hotin, Hoxhajn, Limajn dhe Shalën në Kuvend (Foto)

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, është duke vazhduar edhe në këto orë të vona.

Janë bërë gjashtë orë që kur ka filluar kjo seancë, ndërkaq ende po vazhdon debati parlamentar lidhur me demarkacionin, ku kanë mbetur edhe disa deputetë të cilët do ta marrin fjalën.

Gjatë kësaj seance kryeparlamentari Kadri Veseli është parë duke u konsultuar me nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shalën, shefin e GP-së të LDK-së, Avdullah Hotin, dhe dy zv/kryeministrat Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limajn.

Nuk dihet se për çfarë janë konsultuar por me gjasë për shtyrje të votimit të demarkacionit.

Telegrafi më herët raportoi se sonte nuk do të ketë votim të kësaj marrëveshje për shkak të mungesës së numrave. /Telegrafi/

Exit mobile version