Site icon Telegrafi

Veseli në Konferencën Parlamentare Botërore të BB dhe FMN-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot mori pjesë në Konferencën Parlamentare Botërore të Bankës Botërore dhe FMN-së, e cila mbahet në Washington D.C të SHBA-së.

Sipas njoftimit nga kabineti i Kryetarit të Kuvendit, në këtë konferencë u diskutua për përmbushjen e qëllimeve të qëndrueshme të zhvillimit dhe shtyerjen përpara të iniciativave ndërkombëtare zhvillimore, ngritjen e vetëdijes dhe potencialit zhvillimor dhe mbi të gjitha për veprimet që duhet ndërmarrë në të ardhmen.

Fokusi i kësaj konference ishte gjithashtu edhe krijimi i vendeve të punës, stimulimi i rritjes ekonomike, qeverisja e mirë dhe shumë çështje të tjera të cilat kërkojnë përfshirjen direkte të parlamenteve dhe fuqizimin e rolit të parlamentit në implementimin e këtyre agjendave shtetërore me interes për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version