Frederik Veseli ndihet krenar që e zgjodhi Kombëtaren Shqiptare.
Futbollisti nga Kosova thotë se oferta e Kuqezinjve ishte mundësi e jetës dhe e vështirë për t’u refuzuar, raporton Zëri.
“Lozana është toka ime, ndihem gjithmonë si në shtëpinë time. Në Kosovë shkoj kur të mundem, i kam atje të afërmit. Ndërsa, Shqipëria është kombi im. Kur më kanë ftuar, e kam pranuar pa menduar dy herë. Çdo Kombëtare është një mundësi”, deklaroi Veseli për “Sport Non Stop”.
I lindur në vitin 1992, Veseli është kampion i botës me Zvicrën U-17, sukses të cilin e kishte arritur në vitin 2009 së bashku me dy shqiptarët tjerë, Xhaka e Kasami.
23 vjeçari ka luajtur për dy skuadrat e Manchesterit, United e City, duke punuar edhe me Sir Alex Ferguson, por s’arriti të linte gjurmë.