Site icon Telegrafi

Veseli: Liberalizimi i vizave në fund të vitit, rinia të qëndrojë këtu 

Liberalizimi i vizave do të ndodh në fund të këtij viti, pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret të cilat janë dashur për të lëvizur lirshëm.

Kështu tha sot kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Kolegjit UBT.

Kreu i Kuvendit tha se ajo që tashmë i duhet vendit është që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë.

“Procesi i liberalizimit të vizave që do të ndodhë në fund të vitit, që do të jetë jo vetëm i domosdoshëm por nuk ka rrugë tjetër për arsye se shteti jonë, Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kriteret që duhet për të lëvizur lirshëm, në të njëjtën kohë të ecim në pjesën e cila që është më qenësore, ajo që i duhet Republikës së  Kosovës e ajo që i duhet Kosovës më së shumti është që rinia si ju të qëndroni këtu të jetoni në Kosovë dhe jo të mendojë që ta gjejë rrugën e jetesës jashtë vendit të vet”, tha Veseli.

Rektori i UBT, Edmond Hajrizi, tha se për kolegjin që ai e drejton gjithherë ka qenë i qartë propozimi i vlerave.

“Për UBT ka qenë gjithherë e qartë propozimi i vlerave kur kemi filluar, do të thotë a ka mundësi të zhvillojmë, dizajnojmë një sistem akademik në vendet në tranzicion duke u bazuar në praktikat më të mira në botë dhe në standardet ndërkombëtare…”, tha ai.

 

Exit mobile version