Site icon Telegrafi

Veseli lë Tean në plan të dytë

Pas pushimeve me Tean, Veseli ka përqendruar të gjithë vëmendjen te karriera.

Fituesi i “Big Brother Albania” ka nisur provat për spektaklin “Dance with me”, pjesë e të cilit do të jetë këtë edicion, i cili është i dyti me radhë, transmeton Telegrafi.

Ai si duket i ka hyrë seriozisht punës për të fituar edhe këtë garë televizive, duke lënë në plan të dytë të dashurën e tij, Tean.

Mungesa e saj në postimet e tij në rrjetet sociale u ka rënë në sy dhe fansave, të cilat e pyesin vazhdimisht nëse vëmendja ndaj saj iku bashkë me pushimet.

Ndryshe Tea dhe Vesel mund të mbesin i vetmi çift nga ky edicion i “Big Brother”, pas ndarjes së Albës dhe Diedonit, një krizë në lidhjen e tyre janë duke përjetuar edhe Xhensila me Fatjonin. /Telegrafi/

Exit mobile version